Bota

VIDEO/ Protesta masive në Serbi, dyshohet se Vuçiç përdori armë sonike për të shpërndarë qytetarët

Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të protestuar për vdekjen e 15 personave nga shembja e një tende në një stacion hekurudhor më 1 nëntor të 2024-ës.

18 Mars 2025, 13:51 Nga E. D
VIDEO/ Protesta masive në Serbi, dyshohet se Vuçiç
pamje nga protesta

SERBI- Forcat serbe të sigurisë akuzohen se përdorën një armë sonike ushtarake për t’i dhënë fund protestës masive që u mbajt kundër korrupsionit fundjavën e kaluar në Serbi, 15 mars. Qindra mijëra njerëz zbritën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të protestuar për vdekjen e 15 personave nga shembja e një tende në një stacion hekurudhor më 1 nëntor të 2024-ës.

Tragjedia ka ndezur protesta të përditshme, ku shumë qytetarë akuzojnë qeverinë për korrupsion të shfrenuar dhe e konsiderojnë atë përgjegjëse për aksidentin. Pamjet nga demonstrata e së shtunës tregojnë njerëz që qëndrojnë gjatë një heshtjeje 15-minutëshe në nder të viktimave të stacionit të trenit, kur një tingull i papritur shkakton panik dhe rrëmujë tek qytetarët.  Protestuesit shihen duke u larguar me shpejtësi nga rruga dhe duke vrapuar në trotuare. 

Ekspertët e sigurisë thonë se ata që janë të ekspozuar ndaj armës përjetojnë dhimbje akute veshi, çorientim dhe panik. Ekspozimi i zgjatur mund të shkaktojë këputje të daulles së veshit dhe dëmtim të dëgjimit. Gjithashtu shumë persona u ankuan në rrjetet sociale për dhimbje koke të forta, të përziera dhe çorientim. 

"Nuk mund t'i shpëtonim, nuk dinim çfarë të bënim. Njerëzit duhet të kenë menduar instinktivisht se diçka po vinte në rrugë, kështu që ata filluan të vrapojnë anash dhe ne të gjithë ramë mbi njëri-tjetrin”, shtoi ai.

protesta masive ne serbi

Sondazh

Poll