Politike

Kthimi i paketës “Anti-shpifje” në Kuvend, OSBE: Do punojmë me pjesën e gjobave, proporcionaliteti do jetë njësoj si l

13 Janar 2020, 18:27 Nga DOSJA
Kthimi i paketës “Anti-shpifje” në Kuvend, OSBE: Do

TIRANË– Përfaqësuesi i OSBE-së, Harlem Desir është shprehur i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit “Anti-shpifje”, të cilin Presidenti Ilir Meta e ktheu në Kuvend për shqyrtim. Desir pati një takim Metën, ku u njoh edhe me shpjegimet që e çuan Presidentin të ndërmerrte këtë hap.

Pas këtij takimi, Desir shprehet se do të rishikohet pjesa e gjobave në ligjin “Anti-shpifje” dhe parimi i proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me mos dekretimin e dy ligjeve të propozuara nga qeveria dhe të miratuar nga Kuvendi që njihet si paketa anti-shpifje. Në një reagim në Facebook, duke iu drejtuar qytetarëve Meta shkruan se liria e shprehjes dhe e drejta e informimit janë të drejta themelore kushtetuese. Me tej Presidenti shton se Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të lirisë së medias, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike harlem désir ilir meta meta kthen paketen antishpifje harlem désir ilir meta meta kthen paketen antishpifje

Sondazh

Poll