Politike

Dhunë ndaj studentëve/ ‘Dorëzohet’ Lleshaj, del nesër para Komisionit të Medias dhe Edukimit

5 Shkurt 2019, 11:08 Nga DOSJA
Dhunë ndaj studentëve/ ‘Dorëzohet’ Lleshaj, del

TIRANË- Pas ftesave të njëpasnjëshme për debat, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pranuar që të jetë i pranishëm në interpelancën e kërkuar nga Komisioni i Medias dhe Edukimit.

Mbledhja do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 12:00, ku ministri Lleshaj do t’i përgjigjej akuzave të opozitës për dhunën që ata pretendojnë se është ushtruar ndaj studentëve.

Sipas tyre, ministri i Brendshëm me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka ushtruar dhunë ndaj studentëve që janë ngujuar në fakultete. 

Studentët u ngujuan disa javë pas mbylljes së protestës së  studentëve, (Lexo ketu), një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri.

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike dhune ndaj studenteve komisioni i medias dhe edukimit ngujimi i studenteve protesta e studenteve sander lleshaj dhune ndaj studenteve komisioni i medias dhe edukimit ngujimi i studenteve protesta e studenteve sander lleshaj

Sondazh

Poll