Politike

‘Përplasje’ tek Media, Fidel Ylli- Kejdi Mehmetajt: LSI-ja jote na ‘rrëzoi’ qeverinë

5 Shkurt 2019, 11:06 Nga DOSJA
‘Përplasje’ tek Media, Fidel Ylli- Kejdi Mehmetajt: LSI-ja jote

TIRANE– Komisioni i Edukimit dhe Medias është shoqëruar me debate të forta, ku maxhoranca dhe opozita kanë hasur në kundërshtime për kërkesat e pedagogëve dhe të studentëve. Komisioni i Medias ka diskutuar rreth problemeve në arsimin e lartë dhe për grevën e nisur nga pedagogët, pas mbledhjes së asamblesë gjatë ditës së djeshme.

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, është përplasur me deputetin e PS, Fidel Ylli, pasi ky i fundit e ka ndërprerë disa herë teksa ajo po fliste për kërkesat e studentëve.

DEBATI

Kejdi Mehmetaj: Më duket shumë abuzive që thoni na kanë pritur apo nuk na kanë pritur stundetët dhe pedagogët. Ne flasim diskutojmë me studentët dhe i sjellim ketu në Kuvend, prandaj dhe ju duhet ta bëni këtë gjë. Dhe mos abuzoni që thoni që ajo axhenda e studentëve, se ajo ka ndërruar gjysmën e qeverisë tuaj.

Fidel Ylli: Beni pra listën, na tregoni listën. Ti na rrëzove qeverinë me ata të LSI-së tënde.

Kjedi Mehmetaj: Ty nuk të pranojnë dhe mua më pranojnë, këtu është ndryshimi

Albana Vokshi: Keni frikë t’i dëgjoni.

Kejdi Mehmetaj: Ju i doni me emra, keni merak, pa merak….

Fidel Ylli: Jemi dakord, po keni dy ore që mbani referime

Albana Vokshi: Ne jemi të shqetësuar, ju nuk jeni të shqetësuar.

Kejdi Mehemtaj: Ne refuzojmë që ti ndajmë tanët dhe tuajët.

A.B. (Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike fidel ylli greva e pedagogeve kejdi mehmetaj kerkesat e studenteve komisioni i medias ngujimi i studenteve fidel ylli greva e pedagogeve kejdi mehmetaj kerkesat e studenteve komisioni i medias ngujimi i studenteve

Sondazh

Poll