Darka në shtëpinë e Thaçit, Albin Kurti: Menaxhim interesash brenda qeveritare
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka komentuar darkën e shtruar në shtëpinë e presidentit Kosovar Hashim Thaç, ku të ftuar ishin, kryeministri i Kosovës H...
“Jo, të lutem mos i hiq patikat.” Presidenti thinjosh përqafon përzemërsisht Kryeministrin.
“Ta gëzoni shtëpinë e re”. “Të gjithë shqiptaret i mobilojnë shtëpitë në ngjyrë bezhë”-, mendon me vete, sapo hyn brenda.
“Eh ta kishim edhe ne kështu Presidentin tonë, – i thotë të Zotit të shtëpisë. ” Ulu në qoshe bre”.
Miqtë e tjerë ndërkaq e presin në tryezë. “Shtëpi me shumë shije President,” – thotë Kadri Veseli.
“Eshtë marrë nusja me djalin me këto pune”. Dëgjohet zëri i Hashim Thaçit, ndërsa hap shishen e verës.
“E di ti, kujt i themi Kadri ne, në Shqipëri ?!” – Kryeministri i drejtohet Kryeparlamentarit të Kosovës. Të gjithë qeshin.
Ramush Haradinaj rrëkëllen gotën e verës. “Koshova sh’ndahet “– thotë ai.
“Dialog dhe vetëm dialog, siç bëra unë me studentët”, – Edi Rama, akoma s’ka mbaruar fjalën, kur vëmendjen ja merr një mesazh ne telefon.
“Shef, nesër Albin Kurti do ligjërojë te “Shkencat” si markmarks. Po i kam gjërat në kontroll. “Thuaj atyre që nesër mos të merren me doktoreshën dhe artistin. Të gjithë të sulmojnë Albinin. Dhe me gjej disa fermerë, nesër do inspektoj serat e Lushnjës”.
Bezha e tryezës dhe e divanit tani i duken me të shpëlara. Gjithmonë e kishte urryer Albin Kurtin. Marksist i poshtër, me ato fjalimet si rock star.
Po nesër, në Tiranë askush s’do ta ketë mendjen te ai. Nga mendimet e shpërqendron mbllaçitja e Ramushit.
“Po na bëni një foto, të zieje pak Kazani”. Të gjithë shpërthejnë në të qeshura.
Komisioni i Integrimit 4 shkurt ora 12:00
Deputetët e opozitës ngacmojnë zv/ministren për çështjen e azilkërkuesve.
Ish- ministrja e Kulturës, e përhumbur. Flokët i ka të vajosur, aq sa mund të skuqësh një vezë në to, dhe buzëkuqin gjysmë të fshirë. Nuk ja ndan sytë celularit.
Një mesazh në telefon, 10 minuta më parë, se lë të përqendrohet te shifrat e emigracionit. “Është porosi nga shefi, mos e djallos si me teatrin.”
Ora 14:00
Makina e televizionit, qëndron përballë kryesisë. Një orë më vonë do lexoja lajmet ne portale: Ish- ministrja e Kulturës sulmon Albin Kurtin.
Nga larg dëgjoj kolegun e Klan Plusit. “U kënaqa sot. Dëgjova ligjërimin e Albinit, pastaj i mora dhe një intervistë. Thuaj asaj koleges tënde që ma dha mua intervistën”.
“Të kam zili për vete, unë akoma s’ja kam marrë një intervistë,”– i them ndërsa entuziazmin e tij na i ndërpret shoferi që bëhet gati të niset.
Sapo marrim kthesën te Kryeministria mendoj se që nga sot, Albini nuk është vetëm opozita e Kosovës por edhe e Shqipërisë.
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka komentuar darkën e shtruar në shtëpinë e presidentit Kosovar Hashim Thaç, ku të ftuar ishin, kryeministri i Kosovës H...
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar analistin Baton Haxhiu si ndërmjetës mes Beogradit dhe kryeministrit Rama. Sipas Kurtit, Batoni ka lidhje me ekspon...
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinon” ka përshkruar sipas këndvëshrimit të tij darkën e mbajtur në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi, ku...
Kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka përgëzuar ditën e sotme studentët për protestën dhe ka shtuar se shqiptarët kudo ku ndodhen kanë krijuar klika në pushtet, ku ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në Twtter lidhur me protestën e studentëve që tashmë në duart e opozitës.Spirop...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Tiranë, teksa u ka kërkuar të gjith...
TIRANË- Nuk ka kaluar pa debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve. Sot, Ligjet rrëzuan me votën e mazhorancës dekretin e Metës për Noterinë, pas rik...
Në përplasjen e fundit mes kryeministrit dhe presidentit, ku u fut pa lidhje edhe xholi qesharak i bashkisë, është shumë e thjeshtë të kuptosh se nga qëndron e ...
Para pak ditëve “Zëri i Amerikës” publikoi një artikull me përgjimet e Krimeve të Rënda përkundrejt disa prej zyrtarëve më të lartë të PS-së e qeverisë, ku këta...
TIRANË- Një ditë pas kërkesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, (lexo këtu), për anulimin e projektit të Unazës së Re, ka ardhur reagimi edhe nga kr...