Politike

Mbështetja e Albin Kurtit ndaj protestës së studentëve, zv.kryeministri Brace: E bën për përfitime personale

4 Shkurt 2019, 21:13 Nga DOSJA
Mbështetja e Albin Kurtit ndaj protestës së studentëve,

Kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka përgëzuar ditën e sotme studentët për protestën dhe ka shtuar se shqiptarët kudo ku ndodhen kanë krijuar klika në pushtet, ku dominon ndihma personale dhe jo ajo e përgjithshme. Albin Kurti ishte sot i pranishëm në fakultetin e Sjkencave Sociale dhe kjo gjë ka sjellë reagime në politikën shqiptare.

I ftuar në emisionin “Open”, zv.kryeministri Erion Braçe tha se Kurti e bën këtë gjë si politikë për përfitimet e tij në Kosovë.

“Deklarata të mirëfillta politike. Qasja e tij në fakultet nuk ka qenë asgjë më shumë. Për atë duket normale, por për mua jo. Edhe unë e kam mbështetur Albin Kurtin. Por ajo çfarë ka bërë sot lë një shije të keqe,”- u shpreh Braçe.

Ndërkohë për takimin e Albin Kurtit, ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se është ndjerë tepër e zhgënjyer, duke e cilësuar figurën e liderit të Vetëvendosjes, si një njeri i tjetërsuar.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike albin kurti erion brace protesta e studenteve albin kurti erion brace protesta e studenteve

Sondazh

Poll