Politike

"Flamur Noka më fshiu emrin nga lista", PD i përgjigjet Renato Kumrijas: Zhvendosja e kandidatëve të Elbasanit është detyrim ligjor, nuk ka lidhje me Primaret

Në njoftimin e PD-së thuhet se zhvendosja e kandidatëve të qarkut Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm pajtueshmërinë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ.

16 Mars 2025, 21:38 Nga r.ll
"Flamur Noka më fshiu emrin nga lista", PD i përgjigjet
noka, kumrija

TIRANË- Partia Demokratike ka dalë me një njoftim për shtyp pas deklaratave të kandidatit të PD në Elbasan, Renato Kumrijas, i cili tha se emri i tij është hequr nga listat e hapura të PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Në njoftimin e PD-së thuhet se zhvendosja e kandidatëve të qarkut Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm pajtueshmërinë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ. Po ashtu theksohet se kjo ishte arsyeja e vetme e zhvendosjes nga lista e kandidatit të qarkut Elbasan, të Kumrijas dhe vendosjen e Elsa Gegë në vend të tij.

Më tej thuhet se zhvendosja ka ardhur këmbënguljes së KQZ që lista e qarkut Elbasan të sillej në përputhje me detyrimet e ligjit, pra në cdo 3 kandidatë 1 duhet të jetë zonjë. PD thekson gjithashtu se ky zëvendësim nuk ka asnjë lidhje me kriteret e primareve, apo me arsye të tjera.

NJOFTIM PER SHTYP

Zhvendosja e kandidatëve të qarkut Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm pajtueshmërinë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ. Ligji zgjedhor e parashikon se në cdo 3 kandidatë 1 duhet të jetë zonjë.

Partia Demokaratike sqaron opinionin publik se kjo ka qenë arsyeja e zhvendosjes nga lista e kandidatit të qarkut Elbasan, Z. Kumrija dhe vendosjen e zj. Elsa Gega në vend të tij.

PD ka reaguar pas kujtesës dhe këmbënguljes së KQZ që lista e qarkut Elbasan të sillej në përputhje me detyrimet e ligjit, pra raportin 1 në 3.

Gjithashtu, PD sqaron se ky zëvendësim është bërë pasi është ridiskutuar e gjithë lista e hapur e kandidatëve të Qarkut, dhe janë konsideruar edhe përfaqësimet zonale.

Ky zëvendësim nuk ka asnjë lidhje me kriteret e primareve, apo me arsye të tjera.

Në postimin e tij Renato Kumrija hodhi akuza të forta drejt Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka duke shtuar se ka qenë ai i cili i ka komunikuar se nuk do të jetë pjesë e listave. Ai shtoi se arsyeja e heqjes nga lista e tij është e thjeshtë pasi vendin e tij duan t'ia lënë kandidatëve të tjerë me më pak mbështjetje nga Primaret. Kumrijashprehej se është për të ardhur keq që figura si Flamur Noka tremben nga mbështetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kënë mundesi të bëjne lirshem dallaveret e tyre.

 

renato kumrija pd

Sondazh

Poll