Politike

"Një demokrat kavajas iu bashkua sot skuadrës së Elisës", Rama ironizon opozitën: Bufi me një dynja demokratësh të tjerë kujtuan se u bë këneta kos dhe u erdhi dita e tyre

Rama thotë se sa e do Partia Socialiste Kavajën e tregojnë punët e bëra, për të cilat thotë se e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

16 Mars 2025, 20:51 Nga r.ll
"Një demokrat kavajas iu bashkua sot skuadrës së
foto e postuar nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama ka publikuar posterin me një buf dhe një foto nga takimi i socialistëve në Kavajë që sipas tij ia ka dërguar një demokrat kavajas. Ky i fundit, shprehet kryeministri, i është bashkuar Partisë Socialiste. 

Rama thotë se sa e do Partia Socialiste Kavajën e tregojnë punët e bëra, për të cilat thotë se e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD. Më tej në postimin e tij thotë se koalicioni i PD-së, së cilit i referohet si "Aleanca për Kënetën Madhështore", i ka lënë Kavajës vetëm "Bufin e Kënetës".

POSTIMI I PLOTË:

Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma coi me lutjen për ta postuar

Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030

AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës.

Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti

Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit.

edi rama

Sondazh

Poll