Politike

“Moment historik", Meta uron Kryepeshkopin e ri: Përrallat në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Anastasin, morën sot përgjigjen e merituar

Meta shkruan se ka patur rastin ta njohë nga afër Imzot Joanin kur ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë në Korçë.

16 Mars 2025, 14:23 Nga N.F
“Moment historik", Meta uron Kryepeshkopin e ri: Përrallat
Hirësia e tij, Joan Pelushi dhe Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Hirësisë së tij, Joan Pelushi si kryepeshkopin e Kishës Ortodokse. Meta shkruan se ky është një moment historik dhe i shprehu urimet e tij të përzemërta. 

Meta shkruan se ka patur rastin ta njohë nga afër Imzot Joanin kur ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë në Korçë. Ai shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të mëparshëm të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë. Sipas tij të gjitha "përrallat" në lidhje me vendimin e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar. 

"Në këtë moment historik për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe shpreh urimet më të përzemërta Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit për zgjedhjen e Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë në detyrën e lartë të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë. Jam dy herë i lumtur për zgjedhjen në këto detyra shumë të rëndësishme, të cilët janë të njohur nga afër dhe kam patur fatin e tyre në detyrat e larta të shtetit kur Ai drejtonte Mitropolinë e Shenjtë Korçë.

Jam besimplotë se me bekimet e Zotit Fortlumturia e Tij Joani do të vijojë me shumë dashuritë dhe veprat e mira në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale dhe besimtarët ortodoksë shqiptarë, në përçimin e vlerave shpirtërore dhe mësimeve të shenjta, të paqes dhe të mirë të mbarë të harmonisë.

Edhe një herë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributin e madh, të paharruar dhe gjithmonë të mëparshëm të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos për ringritjen e Kishës dhe për edukimin e brezave të rinj të klerikëve ortodoksë. Të gjitha "përrallat" në lidhje me vendimin tim për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, morën sot përgjigjen e merituar. Edhe një herë urime Fortlumturisë së Tij, Joan Pelushit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë," shkruan Meta.

“Moment historik", Meta uron Kryepeshkopin e ri: Përrallat

ilir meta kryepeshkopi joan pelushi

Sondazh

Poll