Politike

Tragjedia në Koçan/ Berisha: Ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejt të plagosurve!

Berisha shkruan se, në emrin e tij dhe të PD, u uron shërim të shpejtë të të plagosurve në këtë ngjarje tragjik

16 Mars 2025, 14:22 Nga E. D
Tragjedia në Koçan/ Berisha: Ngushëllime familjeve të
fotot ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 59 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjet e viktimave të zjarrit në diskotekën në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Berisha shkruan se, në emrin e tij dhe të PD, u uron shërim të shpejtë të të plagosurve në këtë ngjarje tragjik

Postimi i Berishës: 

Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut

Miq, një tragjedi e rëndë ka ndodhur në vendin mik.

Në një diskotekë në qytetin Koçan, Maqedonia e Veriut, 51 të rinj, të moshave 14-25 vjeç, humbën jetën tragjikisht nga zjarri, ndërsa 118 të tjerë pësuan djegie të shkallëve të ndryshme dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Ndër ta, 18 janë në gjendje të rëndë.

Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia dhe të Partisë Demokratike për familjet e viktimave, si dhe solidaritetin tonë me autoritetet lokale dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, lutemi për një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve në këtë tragjedi të tmerrshme.

Tragjedia në Koçan/ Berisha: Ngushëllime familjeve të

 

sali berisha

Sondazh

Poll