16 Mars 2025, 18:36
Nga r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- "Hyrjet dhe daljet" në listën e kandidatëve për deputet të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", me drejtues Adriatik Lapajn, kanë qenë në vëmendje në ditët e fundit. Lëvizja e parë që bëri lajm ishte përfshirja e babait të Lapajt, Ferman Lapaj, në listën e kandidatëve në qarkun e Beratit. Madje ai kryesonte listën. Së fundmi, bëhet me dije se Ferman Lapaj nuk është më deputeti i parë i Shqipëria Bëhet në Berat. Ai nuk figuron më në listën e finalizuar në KQZ, ndërsa është Aleksander Bacaj ai që kryeson listën.

Ndërkohë, ditën e djeshme, kreu i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", përmes një postimi në rrjete sociale iu përgjigj kritikave për plotësimin me kandidatë fiktivë të pjesës së mbyllur të listave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Lapaj shprehej se ky plotësim i pjesës së mbyllur së listës me garues fiktivë, ka si qëllim që kandidatët e vertetë të koalicionit të testohen drejtpërdrejtë në elektorat.
Një tjetër lëvizje që ktheu sërish sytë te ky koalicion ishte ajo e deputetit Dashnor Sula. Pasi nuk u përfshi në listat e PD-së për qarkun e Elbasanit, Sula njoftoi se do kandidonte nën emrin e "Nisma Shqipëria Bëhet". Por dy ditë më parë, deputeti tërhoqi emrin nga lista e koalicionit të Endri Shabanit dhe Lapajt. Sipas informacioneve, vendimi u mor për shkak të mosarritjes së dakordësisë për mënyren si do të funksionojë bashkëpunimi në qarkun e Elbasanit. Emri i Sulës ishte në pozicionin e listës se hapur, por nuk ka marrë garanci se nëse merr votat e mjaftueshme për të dalë deputet, pesë kandidatët e listës së mbyllur do ta linin mandatin e deputetit.
adriatik lapaj nisma shqiperia behet ferman lapaj
Politike
16 Mars 2025, 16:14
E. D
Joan Pelushi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, për zg...
Politike
16 Mars 2025, 14:55
N.F
Renato Kumrija dhe Flamur Noka
TIRANË- Kandidati i PD në Elbasan, Renato Kumrija përmes një postimi ka njoftuar se emri i tij &eum...
Politike
16 Mars 2025, 14:37
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar mbi zgjedhjen e Imzot Joanit si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe g...
Politike
16 Mars 2025, 14:22
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të ...
Politike
16 Mars 2025, 14:23
N.F
Hirësia e tij, Joan Pelushi dhe Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Faceb...
Politike
16 Mars 2025, 12:27
N.F
Celibashi
TIRANË- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, KQZ gjatë seancës së sotme ka miratuar listat e kandidatëve për depu...
Politike
16 Mars 2025, 12:08
N.F
Akil Kraja
TIRANË-Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja në je deklaratë për mediat është sh...
Politike
16 Mars 2025, 11:53
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonis&eum...
Politike
16 Mars 2025, 11:47
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonis&eum...
Politike
16 Mars 2025, 11:02
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ...