Politike

Salianji uron Krypeshkopin e ri: Moment historik për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë!

Salianji përmes një postimi në Facebook vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e Imzot Joanit në ringritjen e Kishës Ortodokse, duke theksuar se puna e tij në Mitropolinë e Korçës e ka bërë atë një udhëheqës të denjë fetarisht dhe kombëtarisht.

16 Mars 2025, 14:37 Nga E. D
Salianji uron Krypeshkopin e ri: Moment historik për Kishën Ortodokse
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar mbi zgjedhjen e Imzot Joanit si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Salianji e ka cilësuar këtë një moment historik dhe kulmor për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Salianji përmes një postimi në Facebook vlerësoi përkushtimin dhe kontributin e Imzot Joanit në ringritjen e Kishës Ortodokse, duke theksuar se puna e tij në Mitropolinë e Korçës e ka bërë atë një udhëheqës të denjë fetarisht dhe kombëtarisht.

Salianji e renditi Kryepiskopin e ri ndër figurat më të rëndësishme të historisë së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke e krahasuar me emra si Fan Noli dhe Kristofor Kisi. Ai shprehu urimin që Imzot Joani të vazhdojë udhën e peshkopëve martirë shqiptarë dhe të drejtojë Kishën drejt një të ardhmeje të fortë dhe të zhvilluar.

Postimi i Salianjit:

Zgjedhja e sotme, si Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, i Fortlumturisë së tij, Imzot Joanit, shënoi një kulm shpirtëror! Fronëzimi i tij, 27 vite më parë, në Korçë, ishte si pika kulmore që solli ringritjen e plotë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Puna dhe devocioni i tij, në krye të mitropolisë më të madhe ortodokse në vend, ia doli të ringrejë një kishë të denjë fetarisht dhe kombëtarisht, me mbështetje dhe në ndihmë të besimtarëve, duke u bërë pasardhës i denjë i paraardhësve të tij, Jerothe Jahos, Kristofor Kisit, Fan Nolit, Vangjel Çamçes, Evllogji Kurillës dhe Pais Vodicës! Uroj që në gjurmët e peshkopëve martirë shqipëtare, Imzot Joani të jetë i denjë në detyrën e tij të shenjtë dhe ta drejtojë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në zhvillim dhe forcim të mëtejshëm, në kapitullin e saj të ri historik. I denjë!

Salianji uron Krypeshkopin e ri: Moment historik për Kishën Ortodokse

ervin salianji

Sondazh

Poll