Politike

Kurti mesazh urimi Kryepeshkopit të ri Joan Pelushi: Dëshirojmë të ketë sukses në përparimin e paqes mes kombeve dhe bashkëpunimit mes feve

Kurti shkruan se Fortlumturia e tij, Joani ka qenë mitropolit i Korçës për 27 vjet, një teolog e intelektual, me kontribute jo vetëm klerikale, por edhe në jetën qytetare shqiptare. 

16 Mars 2025, 19:26 Nga r.ll
Kurti mesazh urimi Kryepeshkopit të ri Joan Pelushi: Dëshirojmë
joan pelushi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kryepeshkopin e ri të Shqipërisë, Joan Pelushin për marrjen e detyrës së re. Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se Fortlumturia e tij, Joani ka qenë mitropolit i Korçës për 27 vjet, një teolog e intelektual, me kontribute jo vetëm klerikale, por edhe në jetën qytetare shqiptare.  Ai shpreh dëshirën që Kryepeshkopi të ketë sukses në detyrat e reja, në përparimin e drejtësisë e të paqes mes kombeve dhe bashkëpunimit mes feve. 

POSTIMI I PLOTË: 

Gëzohemi bashkë me besimtarët ortodoksë shqiptarë për zgjedhjen e Joanit, kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas kryepeshkopit tashmë të ndjerë Anastasit (Janullatos). Fortlumturia e Tij, Joani (Pelushi) ka qenë mitropolit i Korçës për 27 vjet, një teolog e intelektual, me kontribute jo vetëm klerikale, por edhe në jetën qytetare shqiptare. Dëshirojmë që ai të ketë sukses në detyrat e reja, në mbrothësimin e kishës, përparimin e drejtësisë e të paqes mes kombeve dhe bashkëpunimit mes feve. I urojmë bashkëkombasit tonë, Kryepeshkopit Joan një punë të mbarë në këtë pozitë të rëndësishme për ortodoksët, por edhe për mbarë shoqërinë e kombin tonë.

Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh ditën e sotme për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pas mbledhjes së sotme, Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare, është Hirësia e tij, Joan Pelushi. Kryepeshkopi i ri u përzgjodh mes 7 anëtarëve të Sinodit të Shenjtë. Dy prej anëtarëve janë grekë dhe nuk mund të jenë në krye të Kishës për shkak se nuk plotësojnë kriterin e kombësisë shqiptare sipas Statutit të miratuar në vitin 2006.

albin kurti kryepeshkopi joan pelushi

Sondazh

Poll