Politike

Tragjedia me 51 viktima në Koçan/ Kurti: Ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre...

Kurti shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

16 Mars 2025, 11:53 Nga E. D
Tragjedia me 51 viktima në Koçan/ Kurti: Ngushëllime
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar. Kurti shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Kurti.

albin kurti tragjedia me 51 viktima ne kocan

Sondazh

Poll