Politike

"Lajme shkatërruese nga Koçani"/ Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet për ngjarjen në RMV: Tragjedi humbja e kaq shumë jetëve të reja

Presidentja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë.

16 Mars 2025, 11:47 Nga E. D
"Lajme shkatërruese nga Koçani"/ Presidentja Osmani shpreh
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Presidentja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Përmes një postimi në X Osmani tha se humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve. 

"Lajme shkatërruese nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Osmani.

vjosa osmani tragjedia me 51 viktima ne kocan

Sondazh

Poll