Aktualitet

Pushimi i çështjes, avokati i Bashës: U rrëzuan gjuetitë e shtrigave, gjykata mori një vendim të drejtë (VD)

13 Janar 2020, 15:55 Nga DOSJA
Pushimi i çështjes, avokati i Bashës: U rrëzuan

TIRANË- Avokati i Lulzim Bashës, Eduart Halimi, ka folur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes  për kreun e Partisë Demokratike dhe dy zyrtarët e tjerë, të cilët akuzoheshin nga Prokuroria për falsifikim të dokumenteve.

 Në një deklaratë për mediat, Halimi ka thënë se gjykata sot ka marrë një vendim të drejtë dhe për të janë rrëzuar të gjitha gjuetitë e shtrigave të prokurorisë që janë bërë këto dy vitet e fundit. 

Vendimi i Gjykatës ishte një vendim drejtësie, u provua se ishte një akuza e stisur dhe PD nuk ishte fare pjesë e kësaj dosje dhe vepra penale nuk ekzistojnë dhe faktet nuk ekzistojnë. Ne jemi avokatët dhe mund të themi se u rrëzuan të gjitha gjuetitë e shtrigave që janë mbajtur në tërritorin e prokurorisë për më shumë se 2 vite. Fakti nuk ekziston”, u shpreh Halimi.

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Lulzim Bashës dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëznuan gjyetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduart halimi gjykata pushon çështjen për bashën lulzim basha vendimi i gjykatës për bashën eduart halimi gjykata pushon çështjen për bashën lulzim basha vendimi i gjykatës për bashën

Sondazh

Poll