Ngrica dhe mjegull në rrugën Bulqizë-Qafa e Buallit, banorët: Është shumë problem, kemi vështirësi në lëvizje (VD)
13 Janar 2020, 15:07Nga DOSJA
BULQIZË- Temperaturat e ulëta në vend kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Qarku i Dibrës është një ndër më të prekurit, ku në segmentin Bulqizë – Qafa e Buallit mjetet që lëviznin janë përballur me proboleme nga era e fortë, mjegull dhe akull në rrugë.
Sipas gazetarit Enver Doçi që raporton nga Bulqiza, për shkak të temperaturave të ulta, mjetet e kanë patur vështirësi në lëvizje në këtë segment të rrugës nacionale Bulqizë–Burrel. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët thonë se firma duhet të tregojë kujdes në këtë segment pasi paraqet rrezikshmëri në qarkullim.
Prezenca e akullit mund të rrezikojë jetën e drejtuesve të automjeteve pasi aty përballen me befasi, duke qenë se pjesa tjetër e rrugës është paprobleme. Një prej shoferëve që ka lëvizur në këtë segment sot ka thënë se mjegulla kishte shkaktuar probleme në lëvizje. Ndërkohë një banor shprehet se tani në Dibër është një situatë e vështirë dhe kompanitë duhet të hedhin kripë në rrugë. Siç shihet dhe në video, mjegulla është prezente në shumë pjesë të rrugës dhe fushëpamja është shumë e vogël.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Policia Rrugore e kryeqytetit, gjatë javës që lamë pas ka vijuar kontrollet parandaluese në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk të lart...
DURRËS– Përgjatë vitit 2019 i gjithë përpunimi i mallrave tranzit me destinacion Kosovën, është rritur me 110,6 % krahasuar me një vit më parë.Lajmi bëhet ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sot në lidhje me 107-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Në një reagim në Facebook, Hoxha shkruan se askus...
GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme. në Gjirokastër. Një punëtor është përplasur nga eskavatori, teksa ishte duke punuar në vendin e quajtur...
TIRANË– Ditën e sotme Aeroporti i Tiranës përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se të gjithë pasagjerët që kanë humbur fluturimin me “Fly Ernest” do ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët i kishin vendosur një gjobë një shtetasi dhe kishin lënë takim me të për të tërhequr shumën e pa...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të shkojë sot në Gjykatë, ku do të zhvillohet seanca e parë për akuzën e falsifikimit të formularëve,...
TIRANË- Historia e shkurtër që do t’ju tregojmë ditën e sotme, na detyron të shkojmë përtej detyrës tonë për të raportuar, por provon më së miri edhe ato q...