Aktualitet

100 mln euro kokainë nga Brazili, kush është ‘pritësi’ shqiptar nga Berati që u prangos në Itali, lidhja e tij me drog

13 Janar 2020, 15:11 Nga DOSJA
100 mln euro kokainë nga Brazili, kush është

ITALI-Gazetarja e Ora News në Romë Alba Kepi zbulon detaje të reja lidhur me operacionin e sekuestrimit të 333 kg kokainë në Itali e ardhur nga Brazili.

Mes 4 të arrestuarve ishte edhe një shqiptar. Ai është identifikuar me inicialet B.A, lindur në Berat.

Nga informacionet e siguruara nga gazetarja e Ora News, Alba Kepi, 43 vjeçari nuk ka precedentë penalë në Itali por as dhe leje qëndrimi.

Në momentin e arrestimit ai ka qenë i pajisur me dokumenta shqiptare.

Te arrestuarit e tjere

Tre të arrestuarit e tjerë janë një shtetas kroat, një italian e një brazilian. Kokaina kap vlerën e tregut mbi 100 milionë euro. Operacioni u kodua “Samba 2020”. Kokaina u kap në portin e La Spezia në një kontenier që vinte nga Brazili e që transportonte kuti druri që përmbanin pllaka graniti.

Kokainë ishte e konfeksionuar në 300 pako. Autoritetet italiane mbajtën në mbikqyrje kontenierin e drogës derisa ai u transportua në një magazinë në afërsi të Massa Carrara ku arrestuan në flagarancë 4 persona; shqiptarin B.A: kroatin me inicialet J,M.J; italianin C.G e shtetasin brazilian me inicialet P. B.L.

Të katër të arrestuarit mbërritën në magazinë për të tërhequr sasinë e drogës.

Operacioni “Samba 2020” u realizua në bashkëpunim me autoritetet e agjesisës së doganës së La Spezia e të Genovas.

Marrë nga Ora News

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali droga nga brazili ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali droga nga brazili ne itali itali

Sondazh

Poll