Politike

U largua nga PD dhe u bashkua me “Shqipëria Bëhet”/ Balliu: Gara po manipulohej! S’mund të rrija në një parti pa meritokraci...

Balliu deklaroi se u largua nga PD pasi sipas saj gara në këtë forcë politike po manipulohej. Ajo thotë se nuk iku nga PD se kishte paraprakisht një plan B, por nuk mund të qëndronte në një parti sipas saj pa meritokraci. 

13 Mars 2025, 22:22 Nga B.Z
U largua nga PD dhe u bashkua me “Shqipëria Bëhet”/
Alesia Balliu

TIRANË - Alesia Balliu do të garojë për deputete në krah të partisë të Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”. Fillimisht Balliu ishte në listat e PD, por është larguar nga kjo e fundit dhe është bashkuar me partinë e Lapajt. 

Në një prononcim për emisionin "Top Story", Balliu deklaroi se u largua nga PD pasi sipas saj gara në këtë forcë politike po manipulohej. Ajo thotë se nuk iku nga PD se kishte paraprakisht një plan B, por nuk mund të qëndronte në një parti sipas saj pa meritokraci. 

"Unë shkova të partia që ka garë “Shqipëria Bëhet”. Absolutisht as nga nervat, as se kisha një plan B. Por, se kisha mesazhin e Flamur Nokës. Kjo është prova e vetme se si manipulohet gara në PD. Dhe unë s’mund të rrija në një parti pa meritokracia. Duke qenë se kam qenë e drejtë, preferova të jem e drejtë deri në fund. Unë hyra në një garë të drejtë, këtu ndryshon.

Ndihem shumë mirë pasi Lapaj ka të njëjtat kauza që kam luftuar dhe unë. S’mund të bëhem paterica e Ramës, siç është bërë Noka dhe PD. Kisha shpresë për një PD me garë, me meritokraci, pa telefonatat e Flamur Nokës. Vendimin e kam marrë me Dash Sulën. Në një shtëpi që nuk na duan, s’kemi pse qëndrojmë”,- u shpreh Balliu.

alesia balliu pd zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll