Politike

"Garojmë në mënyrë të barabartë"/ Kreu i Koalicionit Euroatlantik: Jemi 140 kandidatë në lista të hapura...

Hasa deklaroi se kandidatët e Koalicionit Euroatlantik do të kandidojnë në mënyrë të barabartë ndërsa sipas tij partitë e tjera kërkojnë të bunkerizojnë procesin me listat e mbyllura.

13 Mars 2025, 22:18 Nga B.Z
"Garojmë në mënyrë të barabartë"/ Kreu i
Endri Hasa

TIRANË - Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa kandidon me lista të hapura në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në një prononcim për Top Story, Hasa deklaroi se kandidatët e Koalicionit Euroatlantik do të kandidojnë në mënyrë të barabartë ndërsa sipas tij partitë e tjera kërkojnë të bunkerizojnë procesin me listat e mbyllura.

Hasa: Mora angazhimin të çoj para Koalicioni Euroatlantik, ne i besojmë listave të hapura, jam një nga 140 kandidatët, garoj një mënyrë të barabartë. Kemi çuar para kërkesën tonë për lista të hapura. Ekuacioni është i thjeshtë, ne jemi për lista të hapura. Të tjerët donin lista të mbyllura se duan ti bunkerizojnë.

 

endri hasa koalicioni euroatlantik zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll