Politike

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha prezanton programin e PD-së: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha premtoi gjithashtu se nëse PD vjen në pushtet do të ndërtohet unaza periferike e Shqipërisë. Ai shtoi se sot më kryesorja në fushën e infrastrukturës është mirëmbajtja e rrugëve dhe për këtë sipas tij PD do të ketë një projekt më vete.

13 Mars 2025, 19:35 Nga B.Z
"Do ndërtojmë unazën periferike të
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes së PD-së u shpreh se nëse PD vjen në pushtet një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe insfrastrukturës rurale.

Berisha premtoi gjithashtu se nëse PD vjen në pushtet do të ndërtohet unaza periferike e Shqipërisë. Ai shtoi se sot më kryesorja në fushën e infrastrukturës është mirëmbajtja e rrugëve dhe për këtë sipas tij PD do të ketë një projekt më vete.

Pjesë nga fjala e Berishës

Një projekt tjetër shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm do të jetë unaza e Shqipërisë. Unaza periferike, e cila do të qarkojë Shqipërinë. Duhet të qarkojë Shqipërinë.
Është projekt shumë i vjetër.

Të mos harrojmë se rruga e parë automobilistike në Shqipëri është segment i kësaj unaze, Delvinë-Devoll.
Ne punuam në këtë unazë jo pak.

Nga Valbona në Gjoricë. Punuam në aksin Gjoricë-Librazhd dhe në segmente të tjera.
Natyrisht kjo është rrugë shumë e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me më shumë se një të tretën e territorit të vendit, i cili në qoftë se nuk urbanizohet, zbrazet, zbrazet, zbrazet. Braktiset, braktiset, braktiset.

Ne patëm një koncept shumë të drejtë për fshatin. Banorët e fshatit duhet të kenë infrastrukturën e njëjtë me të qytetit, rrugët, ujësjellësat, kanalizimet, shkollat. Përndryshe pse do të jetojë ai aty.

Pra në këtë kontekst ne i rikthehemi infrastrukturës së Shqipërisë rurale me vendosmërinë më të madhe.
Unaza periferike e Shqipërisë është arteria e mbajtjes gjallë, e vitalizmit, e shfrytëzimit të të gjitha pasurive të pafundme që këto zona kanë. Në i rikthehemi asaj.

Nuk ka dyshim që sot më kryesorja në infrastrukturë është mirëmbajtja e rrugëve.
Shumat e caktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë qesharake. Në buxhetin e fundit janë 30 ose 35 milionë.
Ndaj dhe rrugët shpërbëhen. Rrugët e tyre prishen edhe pa u ndërtuar, siç është parë. Jo, ne do i japim përparësi absolute mirëmbajtjes së rrjetit rrugor. U krijuan autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve, ato do të fuqizohen.

sali berisha pd

Sondazh

Poll