Aktualitet

FOTO/ Zjarr në malin e Moravës, favorizohen nga erërat e forta, shërbimi zjarrfikës dhe banorët e zonës në luftë me flakët

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

13 Mars 2025, 18:40 Nga E. D
FOTO/ Zjarr në malin e Moravës, favorizohen nga erërat e forta,
pamje nga vendngjarja

DEVOLL- Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll pasditen e sotme. Bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Gjithashtu situata momentalisht është e vështirë pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetare, pasi flakët favorizohen nga era e fortë. Ndërkohë ndërhyrja po vijon ende nga shërbimi zjarrfikës ku ne terren po punojnë 7 prej tyre ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës.

zjarr ne devolll

Sondazh

Poll