Aktualitet

Zjarr në një banesë në Shkodër, shkak një shkëndije elektrike, raportohet vetëm për dëme materiale

Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 12:15, në lagjen “Ahmet Haxhija".

13 Mars 2025, 14:00 Nga N.F
Zjarr në një banesë në Shkodër, shkak një
Foto ilustruese

SHKODËR- Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 12:15, në lagjen “Ahmet Haxhija".

Policia bën me dije se dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 12:15, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll