Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri nipin, arrestohet 68-vjeçari në Lezhë

Në pranga ka rënë personi me iniciale Gj.B, i cili sipas policisë pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri nipin e tij i cili ka përfunduar në spital. 

13 Mars 2025, 15:20 Nga B.Z
Qëlloi me armë zjarri nipin, arrestohet 68-vjeçari në
Foto ilustruese

LEZHË - Një 68-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë pasi akuzohet për plagosje me dashje. Në pranga ka rënë personi me iniciale Gj.B, i cili sipas policisë pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri nipin e tij i cili ka përfunduar në spital. 

Policia sqaron se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 68-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe për një 22-vjeçar i cili sipas policisë ka qenë i shoqëruar me të riun në momentin e plagosjes, dhe nuk e ka kallëzuar krimin.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve procedurale që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, në lidhje me plagosjen me armë zjarri, të shtetasit M. D., 26 vjeç, në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, bënë ndalimin e autorin të dyshuar të plagosjes në këmbë, me armë zjarri (pistoletë), të shtetasit M. D.

U ndalua shtetasi Gj. B., 68 vjeç, i cili ishte shoqëruar më parë në Komisariat si person i dyshuar.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 68-vjeçari (xhaxhai i shtetasit të arrestuar K. B.), gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën shtetasin M. D.

Po në kuadër të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Gj., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka qenë i shoqëruar me shtetasin M. D., në momentin e plagosjes, dhe nuk e ka kallëzuar krimin.

plagosje lezhe policia

Sondazh

Poll