Aktualitet

Dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, Prokuroria e Sarandës vendos në sekuestro 3 pasuri të paluajtshme të një 44-vjeçari me precedentë penalë

Pasuritë e sekuestruara mësohet se janë një ndërtesë me sipërfaqe 21 m², një truall me sipërfaqe 100 m² dhe 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.

13 Mars 2025, 14:21 Nga N.F
Dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, Prokuroria e Sarandës
Foto ilustruese

SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka njoftuar ditën e sotme se ka vendosur në sekuestro 3 pasuri të paluajtshme të një shtetasi, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Sipas njoftimit pasuritë i përkasin 44-vjeçarit me iniciale R. L. i cili rezulton me precedentë penal në fushën e narkotikëve.

Pasuritë e sekuestruara mësohet se janë një ndërtesë me sipërfaqe 21 m², një truall me sipërfaqe 100 m² dhe 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh. Në njoftim theksohet se po vijojnë hetimet për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të44-vjeçarit.

Njoftimi i plotë:

Sarandë/ Vihet sekuestro mbi 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të një shtetasi, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.

Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht: 1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;
1 truall me sipërfaqe 100 m²; 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh. Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

prokuroria e sarandës

Sondazh

Poll