Aktualitet

"Të miratohet statusi i minatorit dhe të rriten pagat", minatorët e Bulqizës futen në ditën e katërt të protestës

Sipas raportimeve, ditën e sotme minatorët e turnit të dytë dhe të turnit të tretë nuk janë lejuar që të futen brenda rrethimit të minierës për të mbështetur kolegët e tyre.

13 Mars 2025, 14:06 Nga r.ll
"Të miratohet statusi i minatorit dhe të rriten pagat",
bulqize

BULQIZË- Minatorët në Bulqizë kanë vijuar me protestën e tyre edhe ditën e sotme. Ata kanë deklaruar se protesta nuk do të ndalet deri në realizimin e pikave që i kanë kërkuar kompanisë "Albchrome". 

Ndër pikat e kërkuara më kryesoret minatorët kanë përmendur rritjen e pagës që ju ishte premtuar që në muajin janar dhe heqja e punës së detyrueshme ditëve të shtuna. Një tjetër kërkesë e rëndësishme e tyre është miratimi i statusit të minatorit. 

Sipas raportimeve, ditën e sotme minatorët e turnit të dytë dhe të turnit të tretë nuk janë lejuar që të futen brenda rrethimit të minierës për të mbështetur kolegët e tyre. Ata janë shprehur se kompania iu ka bllokuar aksesin e kartave me të cilat futen brenda. 

minatoret e bulqizes ne proteste

Sondazh

Poll