Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

12 Mars 2025, 17:20 Nga E. D
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit
foto ilustruese

VLORË- Lundrimi i anijeve të peshkimit është ndaluar në gjirin e Vlorës, për shkak për përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike. Duke filluar që nga mesdita e sotme dhe të premten, është ndaluar pajisje me leje edhe për mjetet e vogla lundruese.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Ndërsa përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet në 16 mars.

Njoftimi i Portit të Vlorës:

“Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 13-15.03.2025 ! Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 13-15.03.2025 duke filluar nga ora 12:00 datë 13.03.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR, DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 DATË 13.03.2025.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

 4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 16.03.2025”.

moti i keq ne vlore

Sondazh

Poll