Aktualitet

Goditet grupi kriminal që shiste kanabis në Tiranë dhe e trafikonte në Kosovë, arrestohen 5 persona, në kërkim 5 të tjerë (EMRAT)

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Dritan Uka, Alban Grori (Gruri), Mehdi Gjoka, Ylber Tahiri (Ylli Hida) dhe Ramazan Doçi. 

13 Mars 2025, 13:37 Nga r.ll
Goditet grupi kriminal që shiste kanabis në Tiranë dhe e
foto ilustruese

TIRANË- Një grup kriminal që shiste dhe trafikonte kanabis që prej vitit 2029 është goditur nga policia. Pas finalizimit të operacionit policor "Tentakulat", 5 anëtarë të grupit janë vënë bë pranga, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Dritan Uka, Alban Grori (Gruri), Mehdi Gjoka, Ylber Tahiri (Ylli Hida) dhe Ramazan Doçi. 

Këta persona akuzohen se të organizuar si grup, që nga viti 2019, kanë siguruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga zona të ndryshme në Krujë dhe Dibër, dhe më pas e kanë shitur në lokale, në Tiranë, dhe e kanë trafikuar në Kosovë.

Nga hetimet dyshohet se 10 shtetasit janë bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre veprave penale, me 11 shtetas të identifikuar nga Policia e Gjirokastrës, gjatë operacionit policor të koduar “Crossborder line”, në muajin nëntor 2024.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentakulat”, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar që prej vitit 2019, në shitje dhe trafikim të Cannabisit.

Identifikohen 10 pjesëtarë të grupit, të cilët e shitnin lëndën narkotike në lokale, në Tiranë, dhe e trafikonin në Kosovë.

Vihen në pranga 5 prej tyre. Shpallen në kërkim 5 të tjerët.

Në kuadër të operacionit “Tentakulat”, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Departamenti të Policisë Kriminale të DPPSh-së, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Dibër, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për shtetasit: D. U., 45 vjeç; A. G. alias A. G., 47 vjeç; M. Gj., 56 vjeç; Y. T. alias Y. H., 51 vjeç dhe R. D., 30 vjeç.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. D. alias A. D., 51 vjeç, A. D., 48 vjeç, N. G., 35 vjeç, E. T., 24 vjeç dhe I. P., 34 vjeç.

Këta shtetas akuzohen se të organizuar si grup, që nga viti 2019, kanë siguruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga zona të ndryshme në Krujë dhe Dibër, dhe më pas e kanë shitur në lokale, në Tiranë, dhe e kanë trafikuar në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se 10 shtetasit janë bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre veprave penale, me 11 shtetas të identifikuar nga Policia e Gjirokastrës, gjatë operacionit policor të koduar “Crossborder line”, në muajin nëntor 2024.

Punohet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë pjesëtarëve të grupit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

trafik kanabis operacioni tentakulat

Sondazh

Poll