Aktualitet

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri, më 16 mars mblidhet Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Kryepeshkopi i ndjerë Anastas Janullatos kishte kërkuar që pasardhësi i tij të ishte shqiptar.

13 Mars 2025, 13:13 Nga r.ll
Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri, më 16 mars mblidhet Sinodi i
kisha ortodokse ne tirane

TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka caktuar datën 16 mars për mbledhjen e Sinodit të Shenjtë për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri.

Kjo mbledhje e cila zhvillohet në të dielën e Dytë të Kreshmës do të mbahet në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore.  Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

"Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Tiranë, 13 Mars 2025

Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë”, thuhet në njoftim.

Kryepeshkopi i ndjerë Anastas Janullatos kishte kërkuar që pasardhësi i tij të ishte shqiptar. Pas vdekjes së Janullatos, Mbikëqyrës i përkohshëm të Fronit Kryepeshkopal u caktua Mitropoliti i Korçës, Imzot Joan. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 25 janarit. Ai ndodhej prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditëve luftë me jetë kryepeshkopi mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e 25 janarit. 

kisha autoqefale ortodokse e shqiperise

Sondazh

Poll