Aktualitet

Mbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ Përdoruesi i platformës tregon si mund të përdoret edhe pas mbylljes: Ja si procedohet nga Google dhe...

Pas vendimit të qeverisë dhe deklaratës së AKEP, reagimet e përdoruesve të këtij rrjeti kanë qenë të shumta.

13 Mars 2025, 12:41 Nga r.ll
Mbyllja e "Tik Tok" në Shqipëri/ Përdoruesi i
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme, sipas Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike platforma sociale "Tik Tok" ishte planifikuar të mbyllet në vendin tonë. 

AKEP në bashkëpunim me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, i kanë kërkuar kompanive të internetit, të marrin  masa për bllokimin e aksesit në TiklTok në territorin shqiptar. Konkretisht, kompanitë e internetit duhet të bllokojnë IP e TikTok në Shqipëri. 

Pas vendimit të qeverisë dhe deklaratës së AKEP, reagimet e përdoruesve të këtij rrjeti kanë qenë të shumta, ku disa prej tyre kanë dhënë edhe disa opsione dhe mënyra se si mund të vazhdohet me përdorimin e Tik Tok edhe pas mbylljes. 

"Po e bëj këtë video bazuar në artikullin 23 të Kushtetutës dhe artikullin nr 10 të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut. Duhet të kuptoni diçka, nuk është nevojshme të bleni VPN. Kur AKEP bllokon një domain ose një aplikacion ju mund ta përdorni nga Google. Kjo sepse për Shqipërinë nuk e bllokon Tik Tok por AKEP-i", shprehet një përdorues i platformës, i cili në një video ka shpjeguar sesi procedohet. 

 

 

akep mbyllja e tik tok ne shqiperi

Sondazh

Poll