Politike

'Mundësia' dorëzon listat për 11 Majin/ Studiuesi dhe historiani Erald Kapri kandidat në Tiranë

Kryetari i partisë, Agron Shehaj, ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën, aty ku përballen figurat më të njohura të politikës shqiptare.

13 Mars 2025, 14:07 Nga I.A
'Mundësia' dorëzon listat për 11 Majin/ Studiuesi dhe
Agron Shehaj dhe Erald Kapri

TIRANË- Partia “Mundësia” ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, duke shpallur përbërjen e ekipit të saj politik. Kryetari i partisë, Agron Shehaj, ka vendosur të kandidojë në një nga qarqet më të rëndësishme, Tiranën, aty ku përballen figurat më të njohura të politikës shqiptare.

Në vendin e dytë në listën e kandidatëve është Erald Kapri, një studiues dhe historian i njohur për kontributin e tij në fushën e kërkimit shkencor. Pas tij, renditet arkitektja e njohur Barbara Doda, e cila sjell përvojën dhe njohuritë e saj në fushën e ndërtimit dhe planifikimit urban.

'Mundësia' dorëzon listat për 11 Majin/ Studiuesi dhe
Lista

Lista vijon me emra të tjerë të njohur, përfshirë Dorjan Dogjanin, Orjana Braçen, Ardian Deden dhe Alketa Halilajn, të cilët përfaqësojnë një gamë të gjerë profesionesh dhe eksperiencash, duke formuar kështu një ekip të fortë dhe të larmishëm për zgjedhjet e ardhshme.

agron shehaj erald kapri

Sondazh

Poll