Politike

U la në listë të hapur, Majko: Një burrë nuk lind për të drejtuar, por bën detyrën e tij

Me anë të një postimi në Facebook, Majko ka theksuar se firmosi dokumentet e kandidimit për deputetë.

13 Mars 2025, 13:11 Nga I.A
U la në listë të hapur, Majko: Një burrë nuk lind
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar vendimin e Ramës për ta lënë atë jashtë listave të sigurta për deputetë. Me anë të një postimi në Facebook, Majko ka theksuar se firmosi dokumentet e kandidimit për deputetë. Ndërkohë që ka shtuar se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën e tij.

"Firmosa dokumentet e kandidimit për deputet, që të vazhdoj në krah të familjes sime, Partisë Socialiste të Shqipërisë, atë që kemi nisur, edhe pas zgjedhjeve të 11 majit. Jam i bindur se një burrë nuk lind për të drejtuar, por i përgjigjet thirrjes dhe bën detyrën. Bufi ushqehet me minj. Votoni shokët dhe shoqet e mia në Listën e Hapur! Unë jam vetëm një prej tyre! Votoni Partinë Socialiste! Do t’ia dalim, bashkë! Shqipëria e fëmijëve tanë është e para!", shkruan Majko.

pandeli majko

Sondazh

Poll