Politike

U lejua nga Haga të vizitojë babain e sëmurë, qytetarët "pushtojnë" oborrin e QKUK-në, presin të përshëndesin ish-presidentin Thaçi (VIDEO)

Thaçi u duartrokit nga disa qytetarë edhe kur arriti në QKUK, të cilëve ia ktheu përshëndetjen me dorë.

13 Mars 2025, 13:44 Nga N.F
U lejua nga Haga të vizitojë babain e sëmurë, qytetarët
QKUK

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar babai i tij i sëmurë në QKUK pasi Dhomat e Specializuara të Hagës i dha leje atij të udhëtojë drejt Kosovës për “arsye të forta humanitare”. Thaçi vijon të jetë brenda spitalit ndërsa jashtë QKUK-së janë grumbulluar qytetarë të shumtë. Thaçi u duartrokit nga disa qytetarë edhe kur arriti në QKUK, të cilëve ia ktheu përshëndetjen me dorë.


Vizita e tij u mundësia pas disa refuzimeve nga Gjykata Speciale, Thaçi kishte bërë kërkesë më 31 janar 2025 nga gjyqtarët që ta lirojnë për vizitë humanitare në Kosovë.Sipas vendimit të 31 janarit 2025, mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur se gjendja shëndetësore e babait të klientit të tij përben rrethana urgjente dhe të jashtëzakonshme që justifikojnë lirimin e Thaçit për arsye humanitare. Në të dy rastet, kërkesa e tij ishte refuzuar.

 

hashim thaci

Sondazh

Poll