Politike

Berisha: Shqiptarët panë listën e PD dhe ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’, koalicionin e fitores në 11 Maj

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në listat e koalicionit 'Aleanca për Shqipërinë Madhështore', kanë marrë pjesë politikanë me eksperiencë si dhe njerëz të tjerë që kanë bërë qëndres në këto 4 vite narkoshtet.

13 Mars 2025, 12:53 Nga I.A
Berisha: Shqiptarët panë listën e PD dhe ‘Aleancës
Sali Berisha

TIRANËKryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët e panë mbrëmë kontrastin mes kandidatëve të PD-së dhe partive kundërshtare. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se në listat e koalicionit 'Aleanca për Shqipërinë Madhështore', kanë marrë pjesë politikanë me eksperiencë si dhe njerëz të tjerë që kanë bërë qëndres në këto 4 vite narkoshtet.

Berisha shtoi se përfaqësuesit e tyre nuk i përkasin botës së krimit dhe mafias por erdhën nga konsulta dhe vota e anëtarëve të Pd-së. Kryedemokrati tha më tej se ky koalicion është faktor i fitores në zgjedhjet e 11 majit dhe se është hera e parë që paraqitet para elektoratit shqiptar një listë me përfaqësues të tillë.

PJESË NGA DEKLARATA:

"Listat janë dhe kryefjala e ditës. Shqiptarët, pra, panë mbrëmë kontrastin e jashtëzakonshëm midis kandidatëve të opozitës të ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’. Ndër ta politikanë me eksperiencë dhe të përkushtuar, promotorë të kauzave të drejta dhe të mëdha të qytetarëve shqiptarë panë në listën e koalicionit e ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’ djem, vajza, burra dhe gra që kanë bërë një qëndresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit, dhe jo vetëm narkoshtetit, por dhe mafies më të rrezikshme të planetit, mafies sorosiane. Betejë kjo, për dinjitetin kombëtar.

Betejë kjo, për familjen dhe vlerat e saj. Betejë kjo, për sovranitetin e vërtetë të brendshëm të një vendi. Shqiptarët, panë mbrëmë listën e përfaqësuesve të tyre, të cilët në një seri të pafundme denoncimesh i bënë autopsi regjimit më të korruptuar të Europës, dhe ndër më të korruptuarit në botë. Bënë avokatinë e interesit publik në parlament dhe kudo. Shqiptarët, panë një garë mahnitëse. Kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze. Nuk erdhën nga Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por erdhën nga vota nga konsulta demokratike e anëtarëve të PD.

Shqiptarët, panë në listën e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore një koalicion më të gjerë që ka ndodhur ndonëjherë, koalicion i cili është faktor madhor i fitores më 11 maj, pasi anëtarët e kësaj aleance përfaqësojnë mbi 26% të votave të të gjithë shqiptarëve, pa PD këtu. Shqiptarët, panë në këto lista ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, nga biznesi, nga institucione të pavarura të shoqërisë civile, nga diaspora. Kurrë ndonjëherë një listë e tillë, kaq përmbajtësore, kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll