Politike

Berisha: Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në SPAK dhe kërkojnë votën që të mbrohen

Berisha përmendi më tëj dhe shumë politikanë të tjerë të opozitës mbi të cilët rëndojnë akuza e afera të rënda. Kryedemokrati shtoi se ata janë pjesë ë listave të mbyllura të Edi Ramës që hyjnë e dalin në SPAK me qindra herë dhe dalin me gjithë pafytyrësinë për t'i kërkuar votën qytetarëve.

13 Mars 2025, 13:06 Nga DOSJA
Berisha: Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se lista e mbyllyr e Edi Ramës, është lista e Skapistëve. Në një deklaratë pë mediat Berisha tha se në këto lista bëjnë pjesë personat që kanë vjedhur bashkë me Ramën.

Berisha përmendi më tëj dhe shumë politikanë të tjerë të opozitës mbi të cilët rëndojnë akuza e afera të rënda. Kryedemokrati shtoi se ata janë pjesë ë listave të mbyllura të Edi Ramës që hyjnë e dalin në SPAK me qindra herë dhe dalin me gjithë pafytyrësinë për t'i kërkuar votën qytetarëve.

PJESË NGA DEKLARATA:

"Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën. Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta. Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura. Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng.

E keni lexuar ju, ’24 orë nga jeta e një gruaje’ të Stefan Zvajkut? Iu lutem qytetarëve, lexojeni këtë tregim për të patur idenë e plotë se çfarë përfaqëson Blendi Klosi, Blendi i Bixhozit. Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia. Listë të mbyllur. Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite burgu. Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera. Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit. E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.

Jo, jo dale, se këto u injoruan mbrëmë në komente, por do i themi gjërat troç! Njeriu që do ta mbulonte me blozë për xhepat e vetë Korçën me termocentrale. Po çfarë është lista e mbyllur e Edi Ramës? Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia. A është kështu, apo jo? Më thoni mua. Po pse, vetëm Anila Denaj do të shpqrlajë të gjithë këtë qeveri të korruptuar? Nuk mund të ndodhë kjo. Ajo është mëkatare e padiskutueshme, por absolutisht Mirela është jo më pak. Ju them unë ju. Pra, lista e mbyllur është lista e mafies, është lista e Skapit e Edi Ramës," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll