Politike

Berisha: Lista e patronazhistëve, Rama nuk mund të mbulojë problematikat e tmerrshme të emrave që u paraqiti shqiptarëve

Berisha shtoi se Rama mund të përpiqet sa të dojë por nuk mund të bëjë asgjë që të mbulojë problematikat e listët që i paraqiti shqipatrëve mbrëmjen e kaluar. 

13 Mars 2025, 13:14 Nga I.A
Berisha: Lista e patronazhistëve, Rama nuk mund të mbulojë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, tha sot se në listat e hapura të Edi Ramës bëjnë pjesë hajdutë e patronazhistë dhe e quan si mungesë totale e respektit ndaj qytetarëve dhe zgjedhësve shqiptar. Berisha shtoi se Rama mund të përpiqet sa të dojë por nuk mund të bëjë asgjë që të mbulojë problematikat e listët që i paraqiti shqipatrëve mbrëmjen e kaluar. 

PJESË NGA DEKLARATA:

"Të shkojmë tek lista e hapur. Të na thotë pak, çfarë është lista e hapur? Hajdutë dhe patronazhistë. Po Ceno Klos të dytë nuk bën. Po ta krahasos Ceno Klosin me Petro Koçin, të del Petroja qelibar, pak me thënë. E kuptoni ju, apo jo? Pra, lista tjetër është patronazhistë dhe pastaj të tjerë kërkoni në gugëll. Mos harroni, kur t’ua dëgjoni emrat, klikoni në gugëll se çfarë janë. Mungesë totale respekti ndaj qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhësve shqiptarë.

Le të përpëlitet sa të dojë. Le të flasë me veten nga mëngjesi gjer në darkë, atë monologun e mëngjesit ta vazhdojë gjithë ditën, por Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë problematikat e tmerrshme të listës që iu paraqiti shqiptarëve. Ato do i mbulojë 11 maji, dita në të cilën shqiptarët do ndëshkojnë me votën e tyre Edi Ramën dhe shpurën e tij," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll