Politike

Berisha: Mbrojtja e kryeministrit është ‘puthja’ e Judës për Dash Sulën

Berisha tha se nuk është zgjidhja e duhur të bashkohesh me opozitën e opozitës duke u bërë bashkë me një patericë e Ramës por shtoi se e respekton lirinë për të zgjedhur të çdo individi. 

13 Mars 2025, 13:25 Nga I.A
Berisha: Mbrojtja e kryeministrit është ‘puthja’ e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ditën e sotme e ka cilësuar mbrojtjen e kryeministrit për Dash Sulën si 'puthja' e Judës. Berisha tha se nuk është zgjidhja e duhur të bashkohesh me opozitën e opozitës duke u bërë bashkë me një patericë e Ramës por shtoi se e respekton lirinë për të zgjedhur të çdo individi. 

PJESË NGA DEKLARATA: 

"Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij. Por, mendoj se, hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto, me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja, në vlerësimin tim. Megjithëse unë, e theksoj këtu, respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë të çdo individi. Faleminderit," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll