Politike

U la në listë të hapur/ Tabaku: Sot nis një sfidë e re, beteja për Tiranën në listën e hapur!

Ndërkohë që ka deklaruar se sot nis një beteje të re në jetën e saj politike, që është beteja për Tiranën në listën e hapur. 

13 Mars 2025, 11:39 Nga I.A

U la në listë të hapur/ Tabaku: Sot nis një sfidë e re,

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të listave të PD për zgjedhjet e 11 majit. Më anë një postim në faqen e saj në Facebook, Tabaku ka falenderuar mbështetësit e saj. Ndërkohë që ka deklaruar se sot nis një beteje të re në jetën e saj politike, që është beteja për Tiranën në listën e hapur. 

Postimi i Plotë:

Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur! Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit! Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë! Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!

jorida tabaku

Sondazh

Poll