Politike

Hasani: Hapja e zyrës së BEI në Shqipëri tregon mesazh besimi për klimën ekonomike në vend

Në fjalën në Kuvend, Hasani u shpreh se projektligji për hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

13 Mars 2025, 12:30 Nga I.A
Hasani: Hapja e zyrës së BEI në Shqipëri tregon mesazh
Igli Hasani

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se hapja e zyrës së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri dërgon një mesazh të fortë besimi për klimën ekonomike. Në fjalën në Kuvend, Hasani u shpreh se projektligji për hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Ky është një moment kyç për të forcuar marrëdhëniet tona me BE-në dhe për të thelluar bashkëpunimin financiar dhe zhvillimor me BEI, një nga institucionet më të respektuara në kontinent. Ky pr/ligj synon ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri dhe ky hap shënon një mundësi shumë të mirë për të avancuar Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Hasani.

Hasani u shpreh se marrëveshja ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë.

 “Hap dyert për financime të tjera dhe mbështetje për projekte kyçe që do të kontribuojnë për rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve tanë. Hapja e një zyre të kësaj banke në Tirana është një mundësi për të përshpejtuar realizmin e projekteve strategjike si infrastruktura, energjia e rinovueshme, dixhitalizimi, kujdesi shëndetësor apo arsimi”, u shpreh Hasani.

igli hasani

Sondazh

Poll