Politike

Apeli i GJKKO la në burg Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia kundërshton provat: Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë

Duke folur për mediat, Haxhia ka theksuar se nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë.

13 Mars 2025, 11:42 Nga I.A
Apeli i GJKKO la në burg Erion Veliajn, avokati Maks Haxhia
Maks Haxhia

TIRANË- Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Maks Haxhia ka kundërshtuar provat e reja të ofruara nga SPAK kundër Veliajt. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku Veliaj u la në burg, Haxhia ka deklaruar se kjo masë është absurde. Duke folur për mediat, Haxhia ka theksuar se nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë. 

"Prokuroria nuk solli asnjë provë të re. Masa e tillë një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri, aq më tepër për vepra të tilla që nuk kanë rrezikshmëri. Nuk mund të vendoset një masë e tillë për një kryebashkiak të zgjedhur 3 herë dhe t’i thuash je i rrezikshëm. Rrezikshmëria është e lidhur me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera të rrezikshme penale që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e dikujt. Presim të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë dhe të pranohet kërkesa për masën e sigurisë” u shpreh Maks Haxhia.

Në deklaratën e tij, Maks Haxhia ka nxjerrë blof mediat pranë Veliajt, të cilat thanë se Joshua Roberts do të jetë avokat i Veliajt.

Nuk mund të jetë avokat se nuk e lejon ligji shqiptar”, tha Haxhia.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

maks haxhia erion veliaj

Sondazh

Poll