Politike

Marta Kos: Procesi i anëtarësimit të jetë projekt i të gjithë shoqërisë shqiptare, do të fillojmë një fushatë komunikimi për..

Komisionerja e BE i bëri thirrje mediave të ndihmojnë që Shqipëria të njihet dhe vlerësohet akoma më shumë në shtetet anëtare, ndërsa sipas saj kjo do ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen

13 Mars 2025, 11:30 Nga r.ll
Marta Kos: Procesi i anëtarësimit të jetë projekt i të
marta kos

TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos tha në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama se procesi i anëtarësimit të jetë projekt i të gjithë shoqërisë shqiptare. 

Kos u shpreh se përveç qeverisë, çdo qytet dhe fshat duhet të punojnë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i BE. Ajo tha më tej se do të fillohet edhe një fushatë komunikimi se pse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE dhe çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë bllokut.

Komisionerja e BE i bëri thirrje mediave të ndihmojnë që Shqipëria të njihet dhe vlerësohet akoma më shumë në shtetet anëtare, ndërsa sipas saj kjo do ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen

“Ne nuk jemi thjesht pasionant për Evropën por edhe të fokusuar drejt objektivave. Ne do të japim këto rezultate edhe nëse vetë qytetarët shqiptarë, do ta mbështesë këtë punë që ne po bëjmë. Për mendimin tim, është e rëndësishme që procesi i anëtarësimit të jetë projekt i të gjithë shoqërisë shqiptare. Të përfshihet jo vetëm qeveria, por çdo qytet, fshat, që qytetarët të kuptojnë pse Shqipëria do të bëhet shtet anëtar. Detyra ime dhe angazhimi im është që të marr masa dhe të kujdesem që Shqipëria të njihet akoma më shumë në shtetet e BE. Do të fillojmë një fushatë komunikimi se pse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE dhe çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë Shqipëria BE. Së shpejti, do të kemi edhe një sondazh për zgjerimin dhe në bazë të gjetjeve do të ndërtojmë edhe një fushatë. Thirrja ime për të vepruar edhe për median ju lutem na ndihmoni është që Shqipëria të njihet dhe vlerësohet akoma më shumë në shtetet anëtare se kjo do ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen.”, tha Kos

marta kos integrimi ne be

Sondazh

Poll