Politike

"Reformën në drejtësi e kam bërë unë"/ Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Ndërkohë që me këto fjalë, Rama ka kundërshtuar fjalimet e veta, ku ka thënë se reformën në drejtësi e ka bërë PS-ja dhe jo shtetet perëndimore. 

13 Mars 2025, 11:29 Nga I.A
"Reformën në drejtësi e kam bërë unë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reforma në drejtësi nuk do të ndodhte pa prespektivën e Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë me komisioneren e BE për zgjerimin, Marta Kos, Rama u shpreh se reforma në drejtësi ka rrëzuar mitin e të paprekshmëve në vend. Ndërkohë që me këto fjalë, Rama ka kundërshtuar fjalimet e veta, ku ka thënë se reformën në drejtësi e ka bërë PS-ja dhe jo shtetet perëndimore. 

“Së pari, po është e vërtetë, ne kemi ndërmarrë udhëtim në det të hapur, prej ditës së parë, që unë kam marrë përsipër të derejtoj forcën politike më të madhe, kur vendosëm të refprojmë tërësisht drejtësinë. Ka qenë vizion dhe objektiv i pandashëm i yni, kur arritëm nandatin  eparë, t’i hapnim rrugë një procesi historik dhe transformnues, për të rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë. Sot, ne kemi për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz me profile të larta publike të lidhur me pushtetin plitik, që janë para drejtësisë, që hetohen dhe gjykohe nga prokurorë dhe gjykatës të pavarur. Pyetjes, a mendoni se në jetën tuaj, do shikoni ndonjëherë ndonjë ministër apo pushtetar para drejtësisë, ata 90 përqind që thoshin duan reformë, thonin, jo, nuk e mendojmë. Sot, ky është realitet. Kemi arritur të thyejmë një tabu dhe të fusim në kthesë shumë të fortë një traditë shumë të vjetër dhe të kundërt me standardet e bashkëjetesës së BE. Kjo nuk do të ndodhte pa perpsektivën e BE. Ky proces është në fillimet e veta, ka problematikat e veta. Jemi të pangopur në këtë proces, merezutlatet. Prandaj kemi ngritur edh ekomision parlamentar, derisa të integrojemi në BE”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll