Politike

A do ndikojnë zgjedhjet në procesin e anëtarësimit në BE? Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Komisionerja tha se nuk mendon që zgjedhjet do të ngadalësojnë procesin, ndërsa shtoi se ka bindjen se reformat do të vazhdojnë dhe pas 11 majit.

13 Mars 2025, 11:05 Nga r.ll
A do ndikojnë zgjedhjet në procesin e anëtarësimit në
marta kos

TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos në konferencën për mediat është pyetur nëse mendon se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit mund të ndikojnë procesin e integrimit. 

Komisionerja tha se nuk mendon që zgjedhjet do të ngadalësojnë procesin, ndërsa shtoi se ka bindjen se reformat do të vazhdojnë dhe pas 11 majit. Kos u shpreh gjithashtu se shqiptarët janë ata që vendosin se çfarë qeverie do të kenë dhe se për Shqipërinë sheh vetëm të ardhme europiane.

"Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e anëtarësimit në BE. Sepse do të ndodhin në një kohë të gjatë dhe është proces i thellë. Jam e sigurt që gjithë ato reforma do të vijojnë. Janë shqiptarët ata që vendosin se çfarë qeverie do të kenë në të ardhmen. Por unë shoh vetëm të ardhme europiane për ju", tha Kos. 

marta kos edi rama

Sondazh

Poll

Politike 13 Mars 2025, 10:26 r.ll

Nis seanca plenare në Kuvend

elisa spiropali TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme pritet të votohet ...