Politike

Hoqi dorë nga kandidimi për zgjedhjet e 11 majit, Koçi në Kuvend: Jam kundër listave të hapura në nivel rajonal, do kthehet në varrin moral të politikës

Koçi u shpreh se listat e hapura i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore dhe kryepleqsh. Sipas tij kjo sjell një rrezik për politikën dhe shoqërinë.

13 Mars 2025, 11:16 Nga N.F
Hoqi dorë nga kandidimi për zgjedhjet e 11 majit, Koçi në
Koçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj listave të hapura në nivel rajonal. Koçi u shpreh se listat e hapura i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore dhe kryepleqsh. Sipas tij kjo sjell një rrezik për politikën dhe shoqërinë.

Ai është shprehur se listat e hapura në nivel rajonal do të jenë një “varr moral” për politikën shqiptare dhe ka theksuar se nëse ky sistem do të mbetet, ai duhet të aplikohet vetëm në nivel kombëtar, duke i dhënë mundësi zgjedhësve të votojnë për më shumë se një individ. 

"Ti je Sali Berisha, prapa të vjen ligësia. Ti mund të falësh vetëm pasi je hakmarrë, qoftë brenda partisë, qoftë jashtë partisë. Dy fjalë tani për sistemin zgjedhor. Kam qenë kundër listës së hapur në nivel rajonal. Kjo i kthen zgjedhjet në zgjedhje vendore, në zgjedhje kryepleqsh.

Lista e hapur në nivel rajonal do kthehet në varrin moral të politikës. Nuk duhet ta kishit bërë. Nëse do lihen listat e hapura, të lihet me opsion kombëtar dhe zgjedhësi të votojë më shumë se një individ. Kjo mënyrë siç është do i hapë rrugë krimit të organizuar," tha Koçi.

petro koci

Sondazh

Poll