Aktualitet

Hetimet për tërmetin/ Prokuroria e Lezhës mbledh provat për 7 pallate të dëmtuara, 6 prej tyre në shkelje me ligjin

13 Janar 2020, 08:53 Nga DOSJA
Hetimet për tërmetin/ Prokuroria e Lezhës mbledh provat për

LEZHE- Prokuroria e Lezhës ka marrë si objekt hetimi 7 pallatet që pësuan dëmtime gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Burime nga organi i akuzës, i thanë Dosja.al se Prokuroria ka administruar provat e referuara nga Policia Gjyqësore në lidhje me këto objekte. 6 prej objekteve që pësuan dëmtime janë ndërtuar para viteve ’90, ndërsa 1 pallat 10-katësh, i ndërtuar gjatë viteve të fundit ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka pasur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, të cilat dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën. Ndërsa për pallatin 10-katësh dyshohet se ka pasur cilësi të dobët në ndërtim, gjë që ka sjellë edhe dëmtimet.

Pritet që në ditë në vijim të ngrihen 3 vepra penale  për këtë çështje, “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijojnë hetimet për ndërtimet abuzive. Një ditë më parë Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë për 18 të arrestuarit për ndërtime abuzive, mbi të cilët rëndojnë akzuat “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. 10 prej të arrestuarve u liruan, ndërsa 8 të tjerë u lanë në qeli. 

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndërtimet abuzive prokuroria e lezhës nis hetimet për ndërtimet abuzive shçba operacion ne durres ndërtimet abuzive prokuroria e lezhës nis hetimet për ndërtimet abuzive shçba operacion ne durres

Sondazh

Poll