Aktualitet

‘Pa probleme me pasurinë dhe figurën’/ Vettingu në Polici, konfirmohet në detyrë Drejtori i Kufirit Eduart Merkaj (VD)

13 Janar 2020, 08:32 Nga DOSJA
‘Pa probleme me pasurinë dhe figurën’/ Vettingu në

TIRANË– Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj është rikonfirmuar në detyrë. Merkaj doli sërish sot para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku edhe u njoh me vlerësimin për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Katër ditë më parë gjatë zhvillimit seancës dëgjimore, trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta bënë me dije se nga hetimi i kryer për drejtorin Merkaj nuk rezulton asnjë problem duke e lënë të kuptohej rikonfirmimi i tij në detyrë. Dhe ashtu ndodhi.  

Merkaj është pjesë e strukturave të policisë së shtetit që prej vitit 2007 dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme, por nga janari i vitit 2019 drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHÇBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. Adriatik Ago, zv.drejtor i SHCBA dhe Tonin Vocaj u konfirmuan në detyrë, ndërsa Ernest Dimashi, drejtor i Teknologjisë së Informacionit dha dorëheqjen para nisjes së procesit. Lista që do të kalojë në ‘lupë’ përbëhet nga 43 emra, mes tyre edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Në dallim nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eduart merkaj vettingu ne polici eduart merkaj vettingu ne polici

Sondazh

Poll