Politike

"PD fitore në 11 maj", Rama replikon me komentuesin: Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa

Rama menjëherë e pikas këtë koment ndërsa thotë "Larg qoftë".  Ai ironizoi sërish opozitën duke u shprehur se BE nuk i sheh me sy disa tipa.

11 Mars 2025, 09:00 Nga N.F
"PD fitore në 11 maj", Rama replikon me komentuesin: Mos harroni
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale i është përgjigur komentit të një ndjekësi i cili shkruan se PD do të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Rama menjëherë e pikas këtë koment ndërsa thotë "Larg qoftë". 

Ai ironizoi sërish opozitën duke u shprehur se BE nuk i sheh me sy disa tipa. Rama më tej iu përgjigj ndjekësit duke bërë disa pyetje ndër të cilat se çfarë do të fitojë pasi zgjedhjet nuk janë futboll.

"Larg qoftë, larg qoftë për fëmijët tanë, larg qoftë për vendin, për marrëdhëniet me BE. Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa. Deri kur të hyjmë atje ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Kur të hyjmë është më ndryshe, por deri atë ditë, ti thua Fitore, për çfarë për të shkrirë SPAK, për të kthyer përmbys atë që ka nisur si luftë emancipuese, transformuese kundër korrupsionit. Çfarë do fitosh, ky nuk është futboll. Çfarë do fitosh ti?" u përgjigj Rama.

edi rama

Sondazh

Poll