Politike

“Rama në krizë totale”/ Gjokutaj: Çoi në burg Erion Veliajn, gjysmën e partisë e ka pas hekurave

Avokati Genci Gjokutaj: Nesër Veliaj teston lirinë e tij ndërsa Rama pushtetin e tij

10 Mars 2025, 19:37 Nga A.Ll
“Rama në krizë totale”/ Gjokutaj: Çoi në burg
Avokat Genci Gjokutaj

TIRANË - Avokati Genci Gjokutaj ka akuzuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, si personin që çoi pas hekurave, kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,

I ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, Gjokutaj tha se Rama është në një krizë totale, duke e cilësuar këtë si kriza e përfaqësimit, pasi ai e ka gjysmën e partisë ne burg

Genci Gjokutaj: Nesër Veliaj teston lirinë e tij ndërsa Rama pushtetin e tij. Këta janë dy hasëm të përjetshëm, sepse Edi Rama është personi që e ka futur në burg Erion Veliajn, sepse e ka përgatitur me shumë kujdes arrestimin e tij, siç edhe e kemi thënë me heqjen e gradave si dhënies së lejes së ndërtimit, me heqjen nga drejtues politik në Tiranë. Pra, ai qartazi e ka treguar profilin e tij karshi Erion Veliaj.

E kemi thënë në këtë studio që diskutimi i Erion Veliaj ka qenë para apo prapa zgjedhjeve. Dhe siç duket ka qenë para zgjedhjeve për shkak se Erion Veliaj, sigurisht që nuk do të punonte për votat e partisë të cilës i përket. Por edhe Edi Rama është hallexhi i madh në fakt. Vetëm fjalorin e tij po ta marrësh dhe analizosh, ajo tregon që ai aktron, por aktron në një mënyrë jo të besueshme më. Është në një krizë totale. Është kriza e përfaqësimit, sepse Edi Rama ka gjysmën e partisë ne burg dhe kjo është e para e të parave dhe sigurisht që ai e ndjen pak a shumë.

Ju shikojeni, krahu që i ka hapur të rinjve, njerëzve që nuk kanë shumë informacion për të, që janë të rinj në politikë. Ky është peshku që në mënyrë ciklike do ndërrojë ujin. Por kjo bëhet që peshku të mos ngordh. Edi Rama është peshku në akuarium dhe vazhdimisht po ndërron ujin.

Erion Veliaj faktikisht do të lërë veten në burg. Unë flas si një avokat penalist. Pse?

Sepse gjithë mbrojtjen e tij e ndërton mbi bazën e denigrimit të një prokurori. Por shikoni, ai denigron Olsi Dadon por nuk thotë asnjë fjalë për Dumanin. Ata janë të dy prokurorë të çështjes. Personalizimi i luftës, jo moleston gruan time, e historia të kësaj natyre, nuk i krijojnë kushte për një tjetër masë sigurie Erion Veliajt. Ai duhet të merret me elementë, ka apo s’ka fajësi, sepse gjysmën e bashkisë e ka në burg. Gjithë kjo kohë ishte e mjaftueshme të paktën, për të mbarsur opinionin me një bindje që ai është gabimisht me këtë masë represive.  

 

genci gjokutaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll