Politike

Subvencionet për fermerët/ Sula njerr FOTOT: Ja prodhimi i fshatarëve të shkretë! Keni vendosur një barrierë shumë të madhe...

Sula ka nxjerrë disa pamje të perimeve, teksa shton se prodhimi i fermerëve lë për të dëshiruar, dhe nuk e justifikon fare lodhjen e tyre. Sula akuzon më tej se qeveria në ved që të stimulojë prodhimin vendas po e pengon atë. 

10 Mars 2025, 19:31 Nga B.Z
Subvencionet për fermerët/ Sula njerr FOTOT: Ja prodhimi i
Dashnor Sula

TIRANË - Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur për subvencionet e fermerëve. Nga foltorja e Kuvendit, Sula akuzoi qeverinë se kjo e fundit përmes skemës së subvencioneve ka vendosur një barrierë shumë të madhe për fermerët. 

Sula ka nxjerrë disa pamje të perimeve, teksa shton se prodhimi i fermerëve lë për të dëshiruar, dhe nuk e justifikon fare lodhjen e tyre. Sula akuzon më tej se qeveria në ved që të stimulojë prodhimin vendas po e pengon atë. 

Sula: Ka një problematikë shumë të madhe me të cilën fermerët përballen çdo ditë. Nuk është etike që nuk është Ministrja e Bujqësisë këtu. Ajo nuk e ka mendjen fare këtu. Për serat ju keni vendosur një barrierë shumë të madhe. Fermerët janë përpjekur të bashkohen në kooperativë që do të ketë gjithsej një hektarë tokë. E dini ju sa kushton një dynym sere ta bësh? Që do të thotë 150 milion lekë të vjetra të ndërtosh 1 ha serë që të përfitosh subvencionime. Po ti ketë kaq lekë fshatari s'ka nevojë për subvencionime. Shikoni punën që bëjnë fshatarët, lodhen gjithë ditën dhe ja urdhëroni prodhimin. Ju nuk stimuloni prodhimin bio por e pengoni. 

dashnor sula kuvend subvencione fermere

Sondazh

Poll