Politike

"Ju nuk duhet të kishit ardhur fare sot në parlament!" Berisha drejtuar mazhorancës: Nuk mundet që shqiptarët të pranojnë cinizmin tuaj ekstrem

Ai shtoi se mazhoranca ka bërë para shqiptarëve mashtrime njëra pas tjetrës. 

10 Mars 2025, 17:56 Nga M.B
"Ju nuk duhet të kishit ardhur fare sot në parlament!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Kuvend se anëtarët e mazhorancës nuk duhej të vinin. Berisha tha se shqiptarët nuk mund të pranojnë cinizmin ekstrem të shumicës. Ai shtoi se mazhoranca ka bërë para shqiptarëve mashtrime njëra pas tjetrës. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Eureka, e gjeta se si të vjedh më shumë, rekord botëror Guines. Dhe kjo zonjë, kur kërkoi të ngrihet në këmbë parlamenti për të nderuar Martin Canin, rrinte e zgërdhihej pas shpinës time. Janë të stamposura në memorien e qytetarëve shqiptarë të gjitha këto. Po, po, nuk mundet që shqiptarët të pranojnë, cinizmin tuaj ekstrem ndaj tyre, mashtrimet një pas një të premtimeve të padrinos tuaj.

Ju sot nuk duhet të kishit ardhur fare në parlament. Ju po të kishit minimumin e ndërgjegjes shoqërore, në mbledhjen e grupit të kishit vendosur, të mos dalim më para shqiptarëve. Absolutisht, ky do të ishte vendimi më i drejtë që mund të mirrni.
Kjo që po them janë të vërteta.

sali berisha

Sondazh

Poll